“Zgjidhje janë zgjedhjet”

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje organizoi sot një tryezë me përfaqësues të shoqërisë civile, ku u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rrugën drejt ndryshimit.

Tryeza u hap nga kryetari i VV-së, Visar Ymeri, i cili bëri, siç thuhet në kumtesë, “një përmbledhje të dështimeve të koalicionit qeverisës dhe të dëmeve që ky koalicion i ka sjell vendit ne lidhje me marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi, por edhe sa i përket mungesës se hapave drejt zhvillimit ekonomik dhe shpërputhjes se plotë mes premtimeve elektorale të partive në pushtet dhe punëve të ekzekutivit”.

Ymeri nënvizoi rolin kyç që kanë përfaqësuesit e shoqërisë civile, gazetarët dhe opinionbërësit në Kosovë për realizmin e ndryshimit të domosdoshëm.

“Përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile e morën fjalën duke vlerësuar nismën e Lëvizjes Vetëvendosje për ta mbajtur një tryezë të tillë dhe për t’u konsultuar dhe koordinuar me shoqërinë civile. Shumë prej tyre ngritën shqetësimin për arrogancën dhe mungesën e llogaridhënies së Qeverisë aktuale. Disa prej tyre u shprehën se shoqëria civile nuk mund të qëndrojë indiferente dhe neutrale ndaj krizës politike që ka kapluar vendin, dhe që tashmë është detyrë e çdo qytetari që të pozicionohet dhe të angazhohet për të sjell ndryshimin. Një pjesë e mirë e të pranishmëve ishin të mendimit që me të gjitha dëmet që kjo qeveri i ka shkaktuar vendit dhe me shkeljet kushtetuese që ajo tashmë i ka bërë, është dashur që prej kohësh ajo vetë të largohej nga pushteti”, thuhet në kumtesë.

Për të realizuar ndryshimin e domosdoshëm për Kosovën, pjesëmarrësit propozuan mjete dhe metoda të ndryshme, por megjithatë pjesa dërrmuese e tyre thuhet se ranë dakord mbi një emërues të përbashkët sa i përket rrugës për daljen nga kriza politike ku është futur vendi.

“Sipas shumicës së tyre, zgjidhje janë zgjedhjet”, thuhet në kumtesën e dërguar nga VV. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...