Shkumbin Ahmetgjekaj është zgjedhur sot drejtor i Radio Televizionit të Kosovës.
Siç mëson Gazeta Express, Bordi i RTK-së ka votuar unanimisht për Ahmetxhekajn.
Ai ka dalë më i vlerësuari në intervistën që është bërë me kandidatët për këtë pozitë.
Ahmetxhekaj ka qenë ushtrues detyre i drejotorit të RTK-së, që nga janari i këtij viti. /Express/



