Zgjedhjet serbe në Kosovë, Szuzyong: Duhej të vazhdonte praktika e mbledhjes së votave nga OSBE

PUBLIKUAR

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, duke folur për zgjedhjet serbe, ka thënë se duhej të vazhdojë praktika e vendosur nga OSBE-ja për mbledhjen e votave të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Szunyog  ka thënë për BBC në gjuhën serbe se “nuk ka asnjë marrëveshje në dialog për mbajtjen e zgjedhjeve serbe të ndërmjetësuara nga BE-ja në Kosovë”

Ai tha se “deri më tani të dyja palët [Kosova dhe Serbia] kanë krijuar një praktikë që lejon votimin në Kosovën – dhe kjo do të ishte një opsion i mundshëm për zgjedhjet e 3 prillit”, transmeton Telegrafi.

“Bashkimi Evropian beson se praktika e vendosur, sipas së cilës OSBE-ja ka organizuar mbledhjen e votave në Kosovë, duhet të vazhdojë, me ndryshime të caktuara për situatën aktuale”, tha ai.

Ndryshe, më 3 prill 2022 në Serbi mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Serbia përmes Zyrës Ndërlidhëse për Kosovën kërkoi që zgjedhjet të organizohen edhe brenda territorit të Kosovës. Por, kryeministri Albin Kurti, tha se për këtë duhet të ketë një marrëveshje në mes dy qeverive.

Ndërkohë, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve ka caktuar katër komuna në Serbi, lu do të mund të votojnë serbët e Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...