Zgjedhjet presidenciale në SHBA, në rrezik nga hakerët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Mes shqetësimeve se armiq të huaj, më të shquarit mes tyre nga Rusia, mund të bëjnë përpjekje për të përdorur dobësitë në sistemin e votimit elektronik amerikan për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, zyrtarët qeveritarë amerikanë kërkuan që ta siguronin publikun se sistemi është elastik dhe se kërcënimi nuk është serioz.

 

Duke folur në një konferencë mbi sigurinë kibernetike, që u mbajt të enjten në Uashington, zyrtarja e Sigurisë Kombëtare dhe antiterrorizmit, Lisa Monaco, tha se qeveria është duke ofruar ekspertizë dhe burime për të forcuar mbrojtjen e makinave të votimit.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare dhe antiterrorizmin Lisa Monaco, informon presidentin Barack Obama rreth kërcënimeve dhe shqetësimeve më të mëdha për sigurinë kombëtare – sulmet terroriste, Ebolën, uraganët. Por ajo thotë se numri i kërcënimeve kibernetike është në rritje.

“Ajo që kam vënë re është se jemi tronditur nga kërcënimet me të cilat përballemi, sigurisht kundër qeverisë amerikane dhe sektorit privat.”

Numri i hakerave është në rritje, si nga aktorët jo-shtetërorë edhe nga kriminelët e ndryshëm. Ata po përdorin një gamë taktikash për të ekzekutuar sulme që mohojnë shërbime dhe vjedhin identitetin.

“Gjithnjë e më shumë mendoj se ky do të jetë një shqetësim afat-mesëm dhe afatgjatë.”

Duke folur rreth integritetit të informacionit që përçohet përmes makinave të votimit, zonja Monaco thotë se njerëzit duhet të dinë se infrastruktura e zgjedhjeve amerikane është mjaft elastike.

“Ajo është në pronësi, administrohet dhe menaxhohet nga shtetet, lokalitetet deri në nivel disktrikti dhe municipaliteti. Nuk është një entitet i qeverisë federale. Ajo është shumë e shpërndarë dhe e larmishme. Pra kjo është diçka e mirë nga prespektiva e sigurisë kibernetike pasi nuk ka një pikë të vetme dështimi.”

Përveç kësaj, sistemi i kontrollit dhe balances si dhe vëzhgimi i medias e bëjnë sistemin amerikan të votimit të vështirë për t’u ndërprerë. Por zonja Monaco shton se kjo nuk do të thotë se autoritetet e zgjedhjeve nuk duhet të jenë vigjilente.

“Ekzistojmë në një botë të ndërlidhur; e dimë që ka njerëz që përpiqen të kalojnë mbrojtjen tonë në të gjithë sektorët. Së bashku me Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe agjencitë e tjera qeveritare po përpiqemi që t’u ofrojmë zyrtarëve shtetëtorë dhe zyrtarëve të zgjedhjeve, ekspertizë, burime dhe të forcojmë mbrojtjen e tyre për makinat e votimit, për numërimin e votave.”

Autoritetet thonë se deri tani kanë pare shumë kontrolle dhe përpjekje për të marr informacion, por nuk ka tregues për përpjekje manipulimi./VoA/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...