Zgjedhjet, pastaj reforma

PUBLIKUAR

Derisa brenda dy partnerëve të koalicionit qeverisës (PDK-LDK) po diskutohet për reformën zgjedhore, ku përfshihen mbyllja e listave dhe ulja e pragut zgjedhor, subjektet opozitare thonë se kjo reformë mund të bëhet pas zgjedhjeve të parakohshme.

Pasi, sipas tyre, legjislatura aktuale nuk e ka legjitimitetin për të marrë vendime, ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile thonë se iniciativa për reformë zgjedhore duhet të jetë sa më gjithëpërfshirëse, të konsultohen grupe të ndryshme shoqërore, partitë politike, akademia dhe qytetarët, shkruan ‘Zëri’.

Po ashtu, siç thonë ata, Kosova nuk ka shumë kohë për të kryer reformën zgjedhore, pasi në bazë të rregullave të Komisionit të Venecias reforma zgjedhore duhet të përfundohet të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme, e në vjeshtën e vitit të ardhshëm në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale.

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se legjislatura aktuale nuk ka legjitimitet që të vendosë për asnjë çështje, pra as reformën zgjedhore

SHIKO MË SHUMË

Kurti e përsërit: Jam i bindur që njerëzit e lëshojnë Kosovën për shkak të cilësisë së arsimit dhe sistemit të drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti sërish ka bërë përgjegjëse komunat për arsim të dobët dhe se...

Limaj: Beteja për drejtësi s’duhet të jetë vetëm e Jakup Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK’së, por e përbashkët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ngritja e obeliskut në nderim...

Haradinaj për Ligjin për Specialen: Tërheqja nuk është bërë në emër të Aleancës

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me procesin e Ligjit për Dhomat...