Zgjedhjet, opsion

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar të hënën në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe liderët e opozitës me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për zhbllokimin e situatës politike në vend.

Megjithatë, edhe pas këtij takimi palët kanë mbetur në pozicione të njëjta. Partitë opozitare kërkojnë anulimin e marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin.

E në rast se marrëveshjet nuk anulohen, atëherë kërkohet që marrëveshjet t’i nënshtrohen votës popullore përmes referendumit. Si zgjidhje të fundit, nëse edhe referendumi nuk mund të mbahet, atëherë opozita kërkon zgjedhje të përgjithshme.

Në anën tjetër, kryeministri Mustafa pas takimit me presidenten ka thënë se nga kjo situatë duhet të dilet në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. “Ne nuk biseduam për çështjet konkrete, por natyrisht se është proces që ne duhet të dalim prej kësaj situate gjithsesi, por vetëm në suaza të Kushtetutës dhe të ligjit… gjithsesi vlen gjithmonë”, theksoi Mustafa.

Presidentja e Kosovës ka disa muaj që bën përpjekje të gjejë një zgjidhje për zhbllokimin e Kuvendit me përfaqësuesit e partive parlamentare, ndonëse palët nuk kanë arritur kurrfarë kompromisi deri më tani. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Pse ndodhi “çarja” me Vjosa Osmanin, kjo është përgjigja e Mimoza Kusari-Lilës

  Dekreti për shpërndarjen e kuvendit është jokushtetues, thotë kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo...

Haxhiu: Largimi i “Kosovo” korrigjon një padrejtësi ndaj shtetit tonë*

Albulena Haxhiu, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të European Committee...

Shqetësimet e kongresmenëve amerikanë për reduktim trupash në Kosovë, NATO: Aktualisht s’jemi duke shqyrtuar ndonjë ndryshim

Disa kongresmenë amerikanë i kanë shkruar një letër Sekretarit amerikan, Marco Rubio, duke shprehur...