Zgjedhjet e parakohshme, pa alternativa

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ende nuk ka bërë asnjë hap për t’u konsultuar me partitë politike, pas dorëheqjes së kreut të AAK-së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nëse do të ketë formim të një qeverie të re, siç e lejon Kushtetuta, ose nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, shkruan sot gazeta zëri.Njohësi i çështjeve politike, Agron Halitaj, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi është dashur të veprojë në drejtim të kapërcimit të situatës së krijuar me rastin e dorëheqjes së kryeministrit nga momenti kur është njoftuar zyrtarisht për këtë. Por sipas Halitajt presidenti është duke bërë zvarritje të qëllimshme të veprimit të tij. “Meqë njoftimi është bërë të hënën dhe deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë veprim, atëherë mund të përfundojmë se kemi të bëjmë me zvarritje të qëllimshme të veprimit të presidentit. Kjo e shpërfaq raportin e acaruar që është krijuar mes Thaçit e Haradinajt prej kohësh”, ka deklaruar ai për gazetën Zëri.

Megjithëkëtë, Halitaj ka konsideruar se edhe vetë Thaçi e di që shmangia e zgjedhjeve është e pamundshme të ndodhë. “Presidenti është i vetëdijshëm se zgjedhjet e parakohshme janë pa alternativa në rrethanat e krijuara, pasi ato kanë qenë të pashmangshme edhe sikur Haradinaj të mos jepte fare dorëheqje. Qeveria do të rrëzohej me vetiniciativën e PDK-së pikërisht për shkak të qëndrimit të betonuar të Haradinajt në raport me Serbinë”, është shprehur ai.

Për faktin që Haradinaj e ka njoftuar zyrtarisht presidentin tri ditë pas dorëheqjes, ky i fundit sipas Halitajt nuk i përgjigjet shpejt thirrjes së kreut të AAK-së për t’i ndërmarrë hapat kushtetues që e çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë ka vlerësuar se nuk ka gjasa që të nxirret një mandatar i ri për formimin e Qeverisë së re, ndaj sipas tij vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve. “Ai e di se nuk mund të rri i heshtur për kohë të gjatë, por duhet t’i ftojë partnerët e koalicionit të deklarohen nëse duan ta nxjerrin ndonjë kandidat tjetër për kryeministër ose të shkohet me shpërbërje të Kuvendit. Gjasat për t’u mandatuar dikush tjetër për kryeministër të kësaj qeverie nuk janë, kështu që vendi do të shkojë pashmangshëm në zgjedhje të parakohshme”, ka potencuar Agron Halitaj. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...