Zëvendëspresidenti i Monacos: Real Madridi ofroi të njëjtën shumë si PSG-ja për Mbappen

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev, ka thënë të hënën në mbrëmje se Real Madridi kishte ofruar shumën e njëjtë parash si Paris Saint-Germain për Kylian Mbappen, duke shtuar se i ka respektuar dëshirat e lojtarit për të kaluar te klubi parisien.

Real Madridi kishte menduar se blerja e super talentit francez ishte punë e kryer verën e kaluar, por në fund Mbappe e zgjodhi PSG-n, pasi kishte ndier se atje do të kishte më shumë hapësirë për të luajtur, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, përcjell Express.

“Po, Real Madridi e ofroi të njëjtën shumë si PSG-ja”, ka thënë Vasilyev për programin e radios Duga.

“Gjithmonë kam qenë i qartë dhe nuk do ta fsheh. Nuk më pëlqen ta forcoj rivalin e drejtpërdrejt. Nuk e kisha bërë, ama e respektova Kylianin dhe dëshirat e familjes së tij”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...