Zëvendësministrja Hajzeraj-Beqaj, vizitë zyrtare në Holandë

PUBLIKUAR

Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj-Beqaj është për vizitë zyrtare në Holandë, ndërkaq gjatë kësaj vizite ka takuar ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, Ard Van der Steur, me të cilin u dakorduan për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve në fushën e legjislacionit dhe harmonizimin e direktivave të BE-së.

Dakordimi konkret u arrit në shkëmbimin e përvojave teknike dhe ekspertizës profesionale në mes dy grupeve ekspertësh nga të dyja vendet lidhur me hartimin e draftit të ri të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Zëvendësministrja Hajzeraj Beqaj, ka falënderuar zyrtarët e lartë holandezë për ndihmën dhe mbështetjen që ky shtet ka treguar për proceset nëpër të cilat Kosova ka kaluar dhe është zotuar njëkohësisht se vazhdimi i punës për forcimin e një sistemi më të fuqishëm dhe më të drejtë në mbrojtje të fëmijëve do të intensifikohet edhe më tej në të ardhmen.

Ndërsa, nga ana e zyrtarëve holandezë të cilët kanë përshëndetur këtë fillim pozitiv të punimeve, janë shprehur të gatshëm se do të bashkëpunojnë ngushtë me ekspertët kosovarë edhe në të ardhmen në çështje të ndryshme të legjislacionit që mbulojnë sferën sociale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...

Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës

Në Prishtinë kanë arritur veturat e reja që do t’i shtohen flotës së Policisë...

Sot zbardhen rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit, AUV dhe MBPZhR dalin me raportin zyrtar

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit...