Zëvendësministri nga Kosova, Edi Ramës: Erdogani ndoshta mund të jetë vëllai yt, nëse…!

PUBLIKUAR

Pas zhvillimeve të mbrëmshme në Turqi, kur u tentua për grush shteti nga Ushtria turke, në mëngjes – kur gati përfundoi gjithçka – liderët të Shqipërisë dhe Kosovës kanë reaguar për zhvillimet në fjalë.

Ka qenë Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i cili ka thënë se është i lumtur për popullin vëlla të Turqisë për daljen nga një natë e vështirë.

“I lumtur për popullin vëlla të Turqisë dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan për daljen me sukses të plotë nga një natë tejet e vështirë”, ka shkruar ai.

Në këtë postim të Ramës të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar edhe Gjergj Dedaj , zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Ndoshta është vëlla i yti nëse prindërit të kanë jetuar në Turqi”, ka shkruar Dedaj, njofton Klan Kosova.

dedaaj

SHIKO MË SHUMË

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55...

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...