Zero raste me Covid-19 në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se në Lipjan tani më janë zero raste me covid-19.

U informuam zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për rezultatet e testeve të të infektuarve me Covid-19 nga Komuna jonë të cilët janë shëruar plotësisht, ka shkruar Ahmeti.

“Nga gjitha rastet që kishim të identifikuara me covid tani më është konfirmuar se janë të gjitha negativ. Të dashur qytetarë pavarësisht optimizmit dhe rrethanave lehtësuese me pandemin Covid ne duhet akoma ti përmbahemi rregullave dhe udhëzimeve të IKSHP-së për të tejkaluar përfundimishtë këtë betejë të vështirë”, tha ai.

“Me këtë rast ne falenderojmë qytetarët për përkujdesjen e treguar dhe i ftojmë të qendrojmë akoma me përkushtim të disiplinuar në zbatimin e rekomandimeve në të mirë të shëndetit tonë duke qenë të kujdesëshem në daljet tona, duke ruajtur distancen dhe mbajtur pastërtinë në shëndetin tonë”, thotë Ahmeti.

Image may contain: outdoor, text that says 'KOMUNA E LIPJANIT ZERO RASTE'

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...