Arbër Zeneli është shprehur i lumtur për golin e tij të parë me klubin e ri, Stade de Reims, të cilin thotë se ia kushton dikujt shumë të veçantë.
Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Zeneli e shënoi golin e tij debutues për Reims në fitoren 4:2 kundër Montpellier të dielën në Ligë 1, një muaj pas transferimit nga Heerenveni, shkruan Gazeta Express.
Ai i ka quajtur fantastikë bashkëlojtarët e tij në ndeshjen e së dielës, në fitoren që ai shkëlqeu me gol dhe asist.
“Jam i lumtur që e shënova golin e parë për klubin”, shkroi Zeneli në Instagram.
Golin e parë në fanellën kuqebardhë, 24-vjeçari i dedikon dikujt të veçantë.
“Golin ia dedikova dikujt të veçantë, e di ajo kush është”, shtoi ai.
View this post on InstagramFantastic team spirit yesterday. Happy to score my first goal for the club. The goal was dedicated to someone special, she knows who it is❤️
A post shared by Arber Zeneli???????????????????????? (@azeneli13) on
Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018 – ai i cili e udhëhoqi vendin drejt sigurimit të një vendi në play-off për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020 dhe drejt promovimit në Ligën C të Ligës së Kombeve – feston sot 24 vjetorin e lindjes në një klub dhe ligë të re.
Zeneli e kompletoi kalimin nga Heerenveni në Reims në fund të afatit kalimtar dimëror, duke u larguar nga liga elitare holandeze, Erevisie, si asistuesi më i mirë, me nëntë asiste dhe tri gola në 17 paraqitje
Që prej mbërritjes së tij në Reims më 26 janar, 24-vjeçari ka luajtur 18 minuta kundër Olympic Marseille, 6 kundër Toulouse, 40 mundër Rennes dhe 90 minuta të plotë kundër Montpellier.
Ai tani regjistron një gol dhe dy asiste për Reims. /Gazeta Express/


