Zeneli operohet me sukses, zotohet se do të kthehet më i fortë së kurrë më parë

Arbër Zeneli ka njoftuar se është operuar me sukses në gju, pas lëndimit të rëndë që e pësoi në fillim të këtij muaji në një ndeshje me Kombëtaren e Kosovës, dhe u zotua se do të rikthehet edhe më i fuqishëm.

Anësori i Stade de Reims u detyrua ta braktisi lojën në fillim të pjesës së dytë në barazimin e Kosovës 1:1 me Malin e Zi në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, pasi e pësoi një dëmtim të rëndë në gju, raporton Gazeta Express.

E SPONZORIZUAR

Tani, gati tri javë më pas, 24-vjeçari është operuar me sukses në lëndimin e gjurit të djathtë që pritet ta lërë atë jashtë fushës së futbollit shtatë deri nëntë muaj.

Anësori nga Mitrovica njoftoi në llogarinë e vet zyrtare në Instagram se është operuar me sukses dhe tha se tani do t’i rimbushë bateritë për sezonin e ardhshëm.

“Operacioni shkoi mirë. Fjalët e juaja të mira dhe përkrahja huaja, bashkë me përkushtimin, do të më bëjnë të kthehem më i fuqishëm së kurrë më parë. AZ17 dhe AZ10 po i rimbush bateritë”, shkroi Zeneli në Instagram.

Klubi i tij, Stade de Reims, e thirri Zenelin t’i vazhdojë ekzaminimet në Francë pas lëndimit dhe para një jave bëri të ditur se kosovari do të bëhet operohej këtë javë.

“Goditje e rëndë për Stade de Reims dhe mesfushorin e klubit, Arbër Zenelin. I lënduar gjatë ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 kundër Malit të Zi, anësori e pësoi një lëndim të gjurin e tij. Rezultatet tashmë i janë konfirmuar stafit mjekësor, të cilët do ta kryejnë operacionin e futbollistit javën tjetër. Arbër Zeneli do të mungojë mes shtatë dhe nëntë muajve”, thuhej në njoftimin e klubit francez.

Kjo nënkupton se Zeneli nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kosovën në pesë ndeshjet e mbetura për kualifikime në EURO 2020 në muajt shtator, tetor dhe nëntor.

Shërimi dhe rikuperimi pritet t’i zgjasë deri në muajin dhjetor apo janar, atëherë kur Kosova t’i ketë përfunduar ndeshjet kualifikuese për Evropian.

/Gazeta Express/