Zemërimi i Bale: E shtyn Lucasin, i shmang bashkëlojtarët dhe konfrontohet nga Modrici

PUBLIKUAR

Në vend se të festonte golin e fitores së Real Madridit kundër Levantes, Gareth Bale shfaqi zemërimin e tij duke e shtyrë anash Lucas Vazquezin dhe duke ikur nga bashkëlojtarët, por u konfrontua nga Luka Modric.

Festimi i vetëm që ai bëri me bashkëlojtarët e tij ishte shtrëngimi i duarve derisa po kthehej në mesin e fushës, pasi realizoi për 2:1 nga penalltia, transmeton Gazeta Express.

Bale vrapoi në pjesën e fushës së skuadrës së tij sikur goli nuk ishte aq i vlefshëm sa për ta festuar, madje duke i shmangur edhe bashkëlojtarët që po e uronin.

Sipas mediave spanjolle, Bale reagoi në atë mënyrë duke e shfaqur zemërimin me rolin e ri në skuadër dhe për faktin se ai nuk ishte zëvendësimi i parë që Santiago Solari e bëri.

Ky ishte goli i 13-të i Bale këtë sezon, i shtati në La Liga. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...