Zelanda e Re lejon organizimin e dasmave, Vesa Luma sjell pamje nga një dasmë shqiptare atje

PUBLIKUAR

Vesa Luma mori pjesë në një dasmë shqiptare në Zelandë të Re.

 

Qeveria e Kosovës prej ditës së mërkurë ka kthyer masat rigoroze, duke ndaluar qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri më 05:00 si dhe është mbyllur gastronimia, shkruan lajmi.net.

Po ashtu është ndaluar edhe organizimi i dasmave, pasi ishin lejuar të mbahen me 10 persona.

Por, në disa vende ato po lejohen, rast konkret është Zelanda e Re, ku këngëtarja Vesa Luma solli pamje nga një dasmë atje.

Në rrjete sociale, Vesa ka ndarë disa video, ku tregoi atmosferën që ishte në një dasmë shqiptare në Zelandë.

Bashkë me Vesën, në këtë dasmë ishte edhe bashkëshorti i saj, Big Basta.

Që prej fillimit të pandemisë, Zelanda e Re është shembull i mirë i menaxhimit të pandemisë, ndaj edhe rastet kanë qenë më të ulëta. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...