Zeka: E kam dëgjuar incizimin e bisedës Mustafa-Kajtazi

PUBLIKUAR

Gazetari Milaim Zeka, ka shkruar në facebook se ekziston një incizim i bisedës ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe gazetarit Vehbi Kajtazi.

“Ekzistojnë incizime të bisedës telefonike mes kryeministrit dhe Vehbi Kajtazit”, ka shkruar Zeka. “Tani që kam pasur rastin ta dëgjoj të incizuar këtë dialog, në mes kryeministrit dhe Vehbi Kajtazit, jo që e besoj, po duhet ta them me bindje të plotë, se ky kryeministër duhet të jap dorëheqje”, ka thënë Zeka.

Postimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:

“Nuk e kisha besuar qe nje kryeminister bjen kaq poshte

Ekzistojne inqizime te bisedes telefonike mes kryeministrit dhe Vehbi Kajtazit

Prej dje, te gjithe, edhe kemi besuar, edhe nuk kemi besuar, qe Kryeministri i vendit, nuk ka rendesi qe eshte Isa Mustafa, bjen aqe poshte, edhe e therret ne telefon nje gazetar, te cilin e quan “qen bire qeni, edhe shtrenjte ke per ta paguar”!!!

Te pakten, per mu si gazetar, cdo lajm, eshte i vertete, poaqe sa eshte i rrejshem, perderisa nuk kam nje burim tjeter per te vertetuar. Qe dje, kam kontaktuar shume njerez, madje edhe te aferm te Isa Mustafes, per t i pyetur, nese me te vertete, kryeministri i vendit tim eshte aqe budalle sa te leshohet ne gjera te tilla. Po te ishte fjala tek politikanet ne Shqiperi, atje eshte dicka shume e zakonshme, mirepo tek ne, ka ndodhur lloje-lloje shantazhi, sulmi e kercenimi, besa edhe rrahje e vrasje te gazetareve, ama qe kryeministri te therret e te kercenoi nje gazetar, kjo as nuk ka ndodhur, as nuk do duhej te ndodhte. Tani qe kam pasur rastin ta degjoj te inqizuar kete dialog, ne mes kryeministrit dhe Vehbi Kajtazit, jo qe e besoj, po duhet ta them me bindje te plote, se ky Kryeminister duhet te jap doreheqje.

Ishte e dhimbeshme ta degjoje kryeministrin duke e fyer nje koleg, i cili kam mundur te jem une, qe shane, dhe pastaj kur kolegu Kajtazi perpiqet ti jap shpjegime, ai, pra kryeministri, ia mbylle telefonin.

Por deshiroj t i them kryeministrit te Kosoves, edhe cdo politikani tjeter, ata qe dine te na shajne edhe te na kercenojne edhe ne prezence te familjeve tona: Gojen kurr s keni per te na mbyllur. Do ishte teper mire, sikur ju te gjithe, ta ja mbyllnit gojen vetes tuaj!!!” (sic), ka shkruar Zeka.

SHIKO MË SHUMË

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e parealizuara: 160 çerdhe, hajnat në burg e bashkimi kombëtar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti,...

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku...