Zëdhënësi i KEDS’it: Nuk kam thënë se do të rritet çmimi i rrymës

PUBLIKUAR

Sot në media u raportua se zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka paralajmëruar rritje të faturave të energjisë elektrike, që sipas tij, vjen si pasojë e rritjes së importit të energjisë elektrike e cila ka mbërritur çmime stratosferike.

Por, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë vetë Buzhala i cili ka thënë se është keqinterpretuar nga KTV për deklaratën e tij, shkruan Reporteri.net

“Sot jam keqinterpretuar nga KTV dhe kompania Koha. Per çmimet e energjise elektrike kam thene qe nuk mund te spekulojme se cka do te ndodhe pasi varet nga shume faktore, per te cilen do te vendosin akteret energjetik. As une, as KEDS ne asnje rrethane nuk kemi paralajmeru rritje te çmimit. Ju lutem merreni kete si deklarate zyrtare”, tha Buzhala.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...