Zëdhënësi i AAK-së kërkon marrëveshje politike për Presidentin

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, duke folur për zgjedhjen e presidentit të vendit, ka theksuar se lidershipi politik i Kosovës duhet ta përfundojë sa më shpejt sagën e zgjedhjes problematike të presidentëve.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar “se i kemi pasur dy presidentë të përmbysur nga Gjykata Kushtetuese dhe një tjetër që na ka ardhur me zarf”.

“Ende nuk ka asnjë informacion se kur do të zgjidhet presidenti. Ajo që do të duhej të ndodhte është që të ketë një marrëveshje politike për të dalë nga kriza dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Kjo marrëveshje do të mund të shërbente si momentum që të ndryshohet edhe mënyra e zgjedhjes së presidentit, dhe që ai të zgjidhej me votë popullore”, ka thënë Nitaj.

Sipas tij, lidershipi politik i këtij vendi, duhet ta përfundojë sagën e zgjedhjes problematike të presidentëve, duke shtuar se “i kemi pasur dy presidentë të përmbysur nga Gjykata Kushtetuese dhe një tjetër që na ka ardhur me zarf”.

“Pse të mos kalojë zgjedhja e presidentit te populli. Nëse ka një marrëveshje politike, atëherë lehtë mund të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme të kornizës ligjore”. ka shkruar Nitaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...