Zbulohet vendimi i Mourinhos lidhur me të ardhmen e tij

PUBLIKUAR

Jose Mourinho raportohet se dëshiron të qëndrojë te Roma edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri portugez e ka informuar tashmë klubin se dëshiron që ta respektojë kontratën e tij, transmeton Gazeta Express.

Mourinho me Romën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Për “Special One” interesim së fundmi shprehu Paris Saint-Germaini. Madje, u raportua se klubi ka nisur bisedimet për të bindur që të nënshkruajë me parisienët.

Mes spekulimeve për të ardhmen, 60-vjeçari lidhet edhe me një rikthim te Real Madridi.

Jose Mourinhos besohet se iu ofrua edhe puna e trajnerit te Kombëtarja e Portugalisë, por që u refuzua nga ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...