Zbulohet vendimi i Fenerbahces për Mërgim Berishën

PUBLIKUAR

Mërgim Berisha pritet që të largohet nga Fenerbahce në afatin kalimtar të verës.

Sipas “Fanatik”, klubi nga Superliga e Turqisë tashmë e ka nxjerrë në shitje futbollistin me prejardhje nga Kosova, transmeton Gazeta Express.

Berisha, i cili përfaqëson Gjermaninë, mendohet se nuk ka bindur krerët e klubit të Fenerbahces.

24-vjeçari me klubin turk ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Bazuar në “Transfermarkt”, ish-sulmuesi i Salzburgut në tregun e transferimeve vlerësohet me 7,50 milionë euro.

Për Mërgim Berishën raportohet se kanë shprehur interesim disa klube nga Franca e Gjermania, por që emrat e tyre nuk janë zbuluar ende. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...