Zbulohet shuma e rrogës që Ronaldo do ta merrte në City

PUBLIKUAR

Klubi anglez ishte pajtuar për ta paguar plot 30 milionë euro në vit yllin portugez. Mirëpo, në fund 36 vjeçari vendosi të rikthehej tek rivalët e Cityt, Manchester United

Manchester City e kishte një marrëveshje me Cristiano Ronaldon gjatë verës që shkoi.

Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Star”.

Sipas këtij mediumi, klubi anglez ishte pajtuar që ta paguante yllin portugez plot 30 milionë euro në vit, përcjell “Gazeta Express”.

Mirëpo, në fund 36 vjeçari ndërroi destinacion duke përfunduar në Manchester United.

Në fakt, ai u rikthye në “Old Trafford” pas eksperiencave të suksesshme që i pati në Real Madrid dhe në Juventus.

Në aspektin personal, Ronaldo është duke e kaluar një sezon mjaft pozitiv edhe në “Teatrin e Ëndrrave”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...