Zbulohet shuma e parave që zyrtari i Ministrisë dyshohet se i mori si ryshfet nga bizneset

PUBLIKUAR

Një zyrtar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është arrestuar dje. Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ai është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet 5 mijë e 850 euro nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve.

Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë. 11.01.2022-13:30. DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull  kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €,  ryshfet nga  dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...