Zbulohet shuma e ofertës zyrtare të Arsenalit për Gabriel Jesusin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Arsenali është mjaft i interesuar për transferimin e Gabriel Jesusit.

Kalimi i Erling Haalandit në Manchester City i ka rritur mundësitë e largimit të sulmuesit brazilian nga “Etihad Stadium”.

Menaxheri i lojtarit dje konfirmoi se ka pasur bisedime me drejtuesit e “Gunners”, duke zbuluar tutje se lojtarit i pëlqen projekti i klubit londinez.

E sot, portali “Goal.com” raporton se “Topçinjtë” kanë bërë ofertë zyrtare për përfaqësuesin brazilian, përcjell “Gazeta Express”.

Arsenali në fakt i ofron 50 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.

Mbetet të shihet nëse kampioni aktual anglez do ta pranojë ofertën për 25 vjeçarin.

Thuhet se negociatat janë në fazë të avancuar dhe gjatë verës mund ta shohim Gabriel Jesusin duke u bërë bashkëlojtar me Granit Xhakën.

Arsenali ka nevojë për sulmues pas largimit të Pierre-Emerick Aubameyangut, e me gjasë edhe të Alexandre Lacazette gjatë verës që vjen. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...