Zbulohet se pse polici goditi me grushte shoferin në Shëngjin (Video)

PUBLIKUAR

Dhuna e një polici rrugor ditën e djeshme në Shëngjin të Lezhës, ndaj një personi që udhëtonte me familjen, ka ardhur si shkak i parakalimit të gabuar të shoferit, sipas videos së plotë të publikuar sot nga portali “Jeta Osh Qef”.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të kryejë në parakalim të gabuar në sy të policit rrugor. Ky i fundit i ka bërë shenjë që të ndalojë, por ai jo vetëm që nuk ka ndaluar, por edhe e ka shkelur me makinë në këmbë.

Pas kësaj, Policia e ka nxjerr jashtë drejtuesin dhe ka tentuar ta arrestojë, por ai përsëri ka kundërshtuar me forcë, shkruan portali.

Në videon e plotë, dallohen momentet se si polici rrihet dhe dhunohet nga drejtuesi i mjetit dhe një tjetër. Ndërsa ne pjesën e dytë të videos së publikuar mbrëmë, duket vetëm polici i cili qëllon dhe shtrin në tokë drejtuesin e makinës.

SHIKO MË SHUMË

Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për...

Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së...

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim...