Gianluigi Buffon pritet ta mbyllë karrierën e tij në vitin e ardhshëm pas Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, transmeton zeri.info
E përditshmja italiane shkruan se Buffon dëshiron të jetë njëri prej 3 futbollistëve mbi moshën 23-vjeçare të përfaqësueses së Italisë në këtë kompeticion.
Ish-portieri i Juventusit kishte marrë njëherë pjesë në Lojërat Olimpike gjatë vitit 1996.
Në atë kompeticion, Italia kishte përfunduar e fundit në grup krahas Meksikës, Ganës dhe Koresë së Jugut.
Buffon është momentalisht pa klub pas largimit nga Paris Saint-Germaini, derisa është raportuar se Brescia dhe Atalanta kanë shprehur interesim për 41-vjeçarin./Zëri


