Zbulohet sa para do t’i fitojë Ibrahimovic në Milan

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic do t’i fitojë 6 milionë euro për 18 muaj në Milan, nëse e pranon ofertën për t’u kthyer te klubi i vjetër në Serie A.

Tani i takon sulmuesit suedez të vendosë përfundimisht, pasi Milani i ka ofruar një marrëveshje gjashtëmujore, me mundësi për ta vazhduar edhe për një vjet, në vlerë gjashtë milionë euro, transmeton Gazeta Express.

38-vjeçari do të largohet nga klubi i MLS, LA Galaxy, në dhjetor dhe kthimi në Milan duket shumë i mundshëm.

Palët e nisen bisedimet gjatë kësaj jave dhe tani raportohet se i takon Ibrës të vendosë. Gazetta dello Sport raporton se Milani i ka ofruar suedezit 6 milionë euro për të qëndruar për 18 muaj.

Më herët u raportua se Ibrahimovic kërkonte 1 milionë euro në muaj, por Milani është i gatshëm t’ia ofrojë atij vetëm 1/3 e kësaj shume.  /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...