Zbulohet paga e Manes te Bayerni, është gati tri herë më e lartë se te Liverpooli

PUBLIKUAR

Sadio Mane do të largohet nga Liverpooli dhe do t’i bashkohet Bayern Munichut.

Dy ekipet tashmë kanë arritur marrëveshje, kurse është zbuluar edhe paga e Manes te bavarezët, transmeton Gazeta Express.

Sipas The Mirror , Mane pritet të fitojë 250 mijë funte (290 mijë euro) në javë në Allianz Arena. Brenda vitit i bie që ai të paguhet diku mbi 15 milionë euro.

Është një rritje e konsiderueshme e pagës së tij aktuale javore nga ajo që merr te Liverpooli, e cila besohet të jetë rreth 100 mijë funte (115 mijë euro).

Mane ishte në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin, por që nuk u gjet një gjuhë e përbashkët për ta vazhduar bashkëpunimin.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...