Zbulohet oferta që po përgatit Man United për Kolo Muanin

PUBLIKUAR

Manchester United raportohet se po synon të përforcohet me Randal Kolo Muanin.

Sipas “L’Equipe”, klubi anglez është duke përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurosh për sulmuesin e Eintracht Frankfurtit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, “Djajtë e Kuq” duhet të mposhtin konkurrencën e Bayern Munichit, që gjithashtu ka shprehur interesim për futbollistin që ishte pjesë e Francës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Bavarezët”, që thuhet se kishin shfaqur interesim për Kolo Muanin përpara se të fillonte Kupa e Botës, janë të interesuar që ta kenë futbollistin në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Në 14 ndeshje të Bundesligës këtë sezon, 24-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 9 asistime.

Ai me Eintracht Frankfurtin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...