Zbulohet oferta që Juventusi po e planifikon për Gabriel Jesusin

PUBLIKUAR

Juventusi raportohet se po planifikon transferimin e Gabriel Jesusit nga Manchester City.

Sulmuesi brazilian mund të largohet nga “Etihad Stadium”, nëse kampioni në fuqi anglez transferon Erling Haalandin, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Daily Star”, edhe Man City mund të pranojë shitjen e lojtarit gjatë afatit kalimtar të verës.

Juventusi thuhet se po përgatit një ofertë prej 65 milionë funteve për Jesusin.

24-vjeçari thuhet se nuk është i lumtur te “Qytetarët” shkaku i minutave, derisa ai dëshiron të ketë më shumë minuta për të shpresuar në një ftesë nga Kombëtarja e Brazilit për Kampionatin Botëror.

Kontrata e Gabriel Jesusit me Manchester Cityn skadon në verën e vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...