Zbulohet oferta e parë e Barcelonës për Martinezin

PUBLIKUAR

Barcelona raportohet se e ka bërë tashmë ofertën e parë për Inigo Martinez.

Xavi dëshiron që të përforcohet edhe më shumë në fazën e mbrojtjes dhe mbrojtësi i Athletic Bilbaos është në listën e dëshirave të tij, transmeton Gazeta Express

Sipas “SPORT”, Barcelona i ka ofruar Bilbaos 15 milionë euro për Martinezin.

Tutje, sipas mediumit spanjoll, nëse oferta nuk do të pranohet nga baskët, Barça nuk pritet që të bëjë përpjekje të mëdha për mbrojtësin spanjoll.

Katalunasit thuhet se mund të presin deri në verën e vitit të ardhshëm, kur 31-vjeçari mund t’iu bashkohet si lojtar i lirë.

Inigo Martinez me Athletic Bilbaon ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...