Zbulohet lapidari i Heroit Ismail Luma

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Luma” në Lipjan ka shënuar ditën e shkollës si dhe u be përurimi i Lapidarit të Dëshmorit Ismail Luma.
Me këtë rast kanë marr pjesë Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, Presidenti HashimThaqi, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë lipjanas.

Kryetari Imri Ahmeti para të pranishmëve ka thënë sot me ngritjen e lapidarit të Heroit Ismajl Luma emrin e të cilit e bartë me krenari kjo shkollë po shënojmë një datë të veçantë, të rëndësisë së veqantë dhe si e tillë si sot dhe perherë do kujtohet e nderohet përjetsisht, ka theksuar ndër të tjera Kryetari Ahmeti, duke i uruar familjen Luma në emër të të gjithë qytetarëve lipjanas, përsonelin arsimor dhe të tjerët për ndërtimin e lapidarit të heroit Ismajl Luma, njoftoi Komuna Ndërsa Presidenti HashimThaqi duke i përshendetur të pranishmit bëri publik vendimin e shpalljes së Ismajl Lumes Hero të Kombit me ç’rast babait të Heroit Adem Lumës i dorëzoi dekoratën e Heroit për Heroin Ismajl Luma.

Me një fjal rasti të pranishmit i pershendeti edhe deputeti Shukri Buja ndërsa në emer të familjes falenderou të pranishmit Adem Luma -babai i Heroit Ismail Luma./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...