Zbulohet kontrata që Juventusi e ka gati për Pogban

PUBLIKUAR

Paul Pogba është njëri nga futbollistët që do të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori francez raportohet se është më afër rikthimit te Juventusi se sa kalimit diku tjetër, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër” i ka ofruar Pogbas kontratë tri-vjeçare.

Gjithashtu, klubi nga Torino thuhet se i ka ofruar 29-vjeçarit një rrogë vjetore prej 7.5 milionë eurove.

Paris Saint-Germaini mendohet se është klubi tjetër që ka shprehur interesim për Pogban.

Paul Pogba nga “Old Trafford” do të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” skadon pas përfundimit të sezonit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...