Zbulohet klubi i ri i Rey Manajt

PUBLIKUAR

Rey Manaj, 25 vjeç, është një hap larg të bëhet një lojtar i ri i Getafe CF.

Sulmuesi i Barcelonës, i cili këtë sezon u huazua te Spezia dhe me të cilën ai luajti 30 ndeshje në Serie A dhe shënoi 5 gola, kishte propozime nga Italia dhe Gjermania, por më në fund ai ka zgjedhur ofertën e Getafes në La Liga.

Sulmuesi shqiptar ka besim se do të jetë në gjendje të finalizojë transferimin te skuadra e Azulón nga sot deri të hënën e ardhshme, ndaj në parim nuk do t’i duhet t’i bashkohet ekipit të Barçës, e cila rikthehet në punë të hënën, më 4 korrik.

Barça pagoi vetëm 700,000 euro për Albacete kur ai u nënshkrua në janar të vitit 2020 për ekipin e Barcelona B.

Spezia pagoi 300 mijë euro në verë për huazimin e tij dhe mbetet të saktësohet se sa do të paguajë Getafe tani për transferimin e tij, duke marrë parasysh që Manajt i kishte mbetur edhe një vit kontratë me klubin e Barçës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...