Zbulohet klauzola e largimit të Haalandit nga Man City, Real Madridi “fërkon duart”

PUBLIKUAR

Erling Haaland është transferimi më i madh i Manchester Cityt në afatin kalimtar të kësaj vere.

Sulmuesi norvegjez vendosi të largohet pas dy vjetëve nga Borussia Dortmundi për t’iu bashkuar kampionëve të Anglisë, transmeton Gazeta Express.

“Marca” ka raportuar se 21-vjeçari në kontratën e tij me “Qytetarët” ka një klauzolë lirimi prej 200 milionë eurosh.

Sipas mediumit spanjoll, kjo klauzolë do të aktivizohet në verën e vitit 2024.

Dhe, Real Madridi thuhet se synon transferimin e tij në atë vit, kur sulmuesit aktual të spanjollëve, Karim Benzemas, do t’i skadojë kontrata.

Real Madridi thuhet është në dijeni të klauzolës së lirimit të Haalandit.

Ish-sulmuesi i Salzburgut me Manchester Cityn ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...