Zbulohet arsyeja e largimit të Ibrahimovicit nga Manchester Unitedi

PUBLIKUAR

Doktori i Zlatan Ibrahimovicit e ka zbuluar arsyen e largimit të sulmuesit suedez nga Manchester Unitedi para kohe.

Ai ka thënë se Ibrahimovic nuk u largua për shkak të lëndimeve në gju, por për faktin se Manchester United ishte eliminuar nga Luga e Kampionëve, transmeton Express.

Kontrata e tij pritet të skadonte në fund të këtij sezoni, Unitedi u pajtua ta lirojë atë para kohe në mënyrë që 36-vjeçari të mundë të nënshkruante me Los Angeles Galaxy në MLS të SHBA-së.

“Ai dhe trajneri [Jose Mourinho] kalojnë shumë mirë. Atij i pëlqente Manchester Unitedi. Ishte hero para lëndimit”, ka thënë doktori i tij Freddie Fu.

“Ideja e tij ishte të shihnim nëse do të mund të ktheheshim për të fituar më shumë tituj, veçanërisht Ligën e Kampionëve. Por, pasi Unitedi humbi ndaj Sevillës mendoj se vendimi i tij ishte se kjo ishte e gjitha”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...