Zbulohen emrat e katër gjigantëve evropianë që e duan Rudigerin

PUBLIKUAR

Antonio Rudiger është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Chelsean.

Futbollisti gjerman nuk e ka vazhduar dhe as nuk do të vazhdojë kontratën me “Blues” dhe pas pak muajsh do të largohet nga Londra.

E qendërmbrojtësin stabil po e kërkojnë klubet e mëdha evropiane pas paraqitjeve të shkëlqyeshme që i bëri në “Stamford Bridge” kohëve të fundit, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas “Santi J FM”, interesim për përfaqësuesin gjerman kanë shfaqur klubet e mëdha si Real Madridi, Chelsea, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini.

Siç duket, oferta më e mirë financiare për lojtarin është ajo e parisienëve.

Mirëpo, preferencë e futbollistit 29 vjeçar duket se është Serie A. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...