Zbulohen dy kushtet që Abramovich ka për pronarin e ri të Chelseas

PUBLIKUAR

Roman Abramovich thuhet se ka dy kërkesa për blerësit e mundshëm të klubit së Chelseas.

Miliaderi rus është i prirur të sigurojë që pronari i ri të ketë të njëjtat synime që ai kishte me klubin londinez, transmeton Gazeta Express.

Sipas “The Mirror” , ai ka vendosur kushtet që pronari i ri duhet të vazhdojë të financojë skuadrën, si dhe rizhvillimin e shtëpisë së tyre “Stamford Bridge”.

Abramovich zyrtarisht njoftoi javën e kaluar se ka vendosur në shitjen klubin, teksa raportohet se po kërkon 3 miliardë funte, derisa thuhet se deri më tani janë dhjetë palë të interesuara.

55-vjeçari e bleu klubin në vitin 2003 dhe “Blutë” që nga ajo kohë fituan pesë tituj kampioni në Premier Ligë, dy trofe të Ligës së Kampionëve dhe një të Ligës së Evropës.

Së fundmi, skuadra nga Londra mori titullin e kampionit edhe në Kupën e Botës për klube. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...