Zbulohen dy destinacionet e mundshme të Ronaldos

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

Veterani portugez do t’i japë fund eksperiencës së dytë në “Old Trafford” pas vetëm një viti, shkruan “Gazeta Express”.

37 vjeçari nuk është i kënaqur me rrjedhën e gjërave që po ndodhin tek “Djajtë e Kuq”, të cilët madje rrezikojnë të përfundojnë jashtë Top 4 dhe me këtë rast edhe jashtë kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Dhe, qysh tash kanë nisur të qarkullojnë zëra për largimin e mundshëm të “CR7” nga “Teatri i Ëndrrave”.

Ditë më parë u fol për një transferim të tij në Paris Saint-Germain gjatë verës që vjen.

Ndërsa tash, mediumi “Corsera” raporton se ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit i ka në opsion dy destinacione të reja.

E para është vendlindja e tij, Portugalia, me gjasë klubi Sporting Lisbona.

E opsioni i dytë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku e presin krahëhapur klubet nga MLS, mbi të gjitha Inter Miami, që është në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...