Zbulohen 12 emigrantë nga Siria në një automobil në afërsi të Kavadarit

PUBLIKUAR

Në rrugën lokale Kavadar-Konopishtë dje në ora 09:10 nëpunës policorë në automjetin motorik ‘Renault’ me targa të Shkupit kanë gjetur 12 emigrantë ilegalë nga Siria, nga të cilët katër të moshuar dhe tetë fëmijë minorenë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

MPB sot kumtoi se emigrantët janë arrestuar, gjashtë prej tyre do të mbahen në Qendrën e pranimit për të huaj, ndërsa të tjerët do të kthehen prapa në Greqi.

‘Shoferi, pasi që nuk ka ndaluar në shenjë e caktuar, ka vazhduar me lëvizje dhe pas një kohe të shkurtër ka ndaluar, e ka lënë automjetin dhe ka arritur të ikë. Ndërmerren masa për gjetjen e shoferit të automjetit’, sqarohet në kumtesë.

SHIKO MË SHUMË

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo është bërë...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes...