Zbardhen kompanitë dhe ortakët e “bosit të Panamasë” në Shqipëri (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Ismail Mulleti, biznesmeni Shqiptar shumë pranë Partisë Demorkatike i zbuluar nga skandali i “Panama Papers” për regjistrimin e kompanisë që ka koncesionin e markimit të karburanteve në Shqipëri në parajsat fiskale, ka aktualisht të paktën tre kompani active në Shqipëri.

E para është shoqëria IMAH 2014, e themeluar dy vite më parë, në bashkëpronësi me Assaf Halkin, izrealitin me të cilin ka themeluar ‘Global Fluids International S.A’, në ishullin Anguila. Sipas QKR, objekt i aktivitetit të kompanisë është

Tregtimi, importimi, eksportimi, i te gjithe mallrave, te cdo makinerie dhe pajisje industriale, tregtimi i pasurive te luajtshme dhe te paluajtshme, tregtimi i tokes, tregtimi i materiale gjysem te prodhurara dhe plotësisht te prodhuara, import-eksporti dhe tregtimi i produkteve industriale e deri të produktet ushqimore.

Kompania e dytë quhet GRAVITAS ALBANIA PARTNERS, e themeluar në vitin 2008, dhe rezulton e tëra në pronësi të Mulletit. Objekt I aktiovitetit të shoqërisë është Dhenie e konsulences se te gjitha llojeve investitoreve Potencial vendas apo te huaj. Realizim i kontratave, marrveshjeve, ortakerive, shoqerive te perbashketa apo i formave te tjera te lejuara nga legjislacioni shqiptar, me persona fizik e juridik, shqiptar ose te huaj.

Kompania e tretë quhet EGNATIA EXPORT-IMPORT, e themeluar në vitin 1995. Kompani operon në sektorin e Eksport- importit te artikujve te ndryshem industrial dhe ushqimor si dhe ne fushën e ndërtimit te objekteve te ndryshme social -ekonomik, turistik, qendra tregtare, objekte banimi etj. Ruajtjen e objekteve. Në këtë kompani Mulleti zotëron 50% të aksioneve, ndërkohë që pjesa tjetër zotërohet nga ortakja e tij Tereza Rado. /Shqiptarja.com/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...