“Golazo de GOL” ka zbuluar imazhe të Ramosit pas golit të Asensios, se si kthehet nga stoli i Los Blancos dhe thotë: “Kartonin, a ta kërkoj?”
Disa fotografi të publikuar nga “Golazo de GOL” kanë zbuluar të vërteten e Sergio Ramosit lidhur me kartonin e verdhë që mori në fitoren 1-2 në Holandë ndaj Ajaxit, transmeton Gazeta Express.

Ramos kthehet nga stoli i klubit dhe thotë: “Kartonin, a ta kërkoj?” – menjëherë pas golit të Marco Asensios për 2-1.

Teksa po festonte, Ramos u pa duke folur fillimisht me Nachon e pastaj edhe me Modricin, para se të shikojë nga stoli dhe të bëjë me gjeste që a të ndëshkohet me të verdhë, çka do të thotë se do të mungojë në takimin e kthimit, por do të jetë plotësisht i pastër për çerekfinale, gjithmonë nëse Ajaxi nuk bën ndonjë mrekulli në “Santiago Bernabeu”, me 5 mars.

Sergio mori kartonin e verdhë në minutën e 88’, pas një ndërhyrje pothuajse të qëllimshme në Dolbergun, veprim që nuk do të mbetet pa u hetuar nga UEFA.

Vet Ramos, pas ndeshjes e pranoi se mori disi me qëllim kartonin.
“Po, e vërteta është se duke parë rezultatin është diçka që kisha në mendje”, u shpreh Ramos.

“Ndonjëherë më takon mua për të marrë vendime dhe kam vendosur në këtë mënyrë. Do të mbështesë ekipin nga jashtë për të mbyllur eliminatoren”. /Gazeta Express/


