Zaza në Milan? Flet agjenti i sulmuesit

PUBLIKUAR

Agjenti i Zazas dhe babai, Antonio, ka folur për Gazzetta Dello Sport rreth të ardhmes së sulmuesit italian, duke mohuar çdo kontakt me Milanin.

Mediat në Itali ka kohë që po raportojnë se Gennaro Gattuso e do Simone Zazan në San Siro, por Antonio thotë se deri më tani, askush nga Kuqezinjtë nuk i ka telefonuar.

“Nuk di çfarë të them, askush nga Milani nuk më ka telefonuar”, u përgjigj Antonio.

“Rikthim në Serie A? Do të shohim, është një mundësi por për tani, nuk ka diçka të re për të ardhmen e Zazas”.

Zaza bëri 33 paraqitje në La Liga Me Valencian edicionin që lamë pas, duke realizuar 13 gola. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...