Zaniolo arrin në Stamboll, kryen pjesën e parë të testeve mjekësore te Galatasaray

PUBLIKUAR

Nicolo Zaniolo ka mbërritur në Stamboll dhe raportohet se ka kaluar pjesën e parë të testeve mjekësore të Galatasaray këtë mbrëmje.

Italiani udhëtoi drejt Stambollit këtë pasdite për të përfunduar transferimin, i cili besohet të jetë me vlerë rreth 20 milionë euro plus bonuset, transmeton Gazeta Express.

Zaniolo me Galatasarayn pritet të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Në kontratën e tij thuhet se do të përfshihet edhe klauzola e lirimit prej 35 milionë eurosh.

Sipas “Sportitalia”, 23-vjeçari zbarkoi i sigurt në Stamboll mbrëmjen e sotme dhe u dërgua menjëherë për t’iu nënshtruar pjesës së parë të testeve mjekësore.

Të tjerat do të kryhen në mëngjes, në mënyrë që Galatasaray të përfundojë transferimin para afatit, që është të mërkurën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...