Zanetti e mohon se Interi është në bisedime me Barcelonën për Lautaron

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka këmbëngulur se klubi nuk është në bisedime me Barcelonën për ta shitur Lautaro Martinezin këtë verë.

Sulmuesi argjentinas i zikaltërve është synim i Barçës së Ronald Koeman dhe së fundmi, mediat spanjolle raportuan se gjiganti katalonas i ka rinisur bisedimet për blerjen e tij, transmeton Gazeta Express.

Kjo është hedhur poshtë nga Zanetti, megjithatë, i cili ka thënë për TyC Sports, se Lautaro për më tepër dëshiron të qëndrojë në Itali.

“Në rastin e tij, si lojtar i ri me kaq shumë potencial, është normale që klubet e tjera e kërkojnë”, tha Zanetti.

“Por ajo që e kuptoj unë çdo ditë është se Lautaro dëshiron të qëndrojë në Itali. Për momentin, nuk ka bisedime mes Interit dhe Barcelonës”, nënvizoi ai.

“Ne jemi të lumtur me të dhe e di se edhe ai është i lumtur këtu”, shtoi Zanetti.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...