Zana Avdiu: Arben Vitia po i injoron qytetarët, po sillet si arrogant

PUBLIKUAR

Aktivistja nga shoqëria civile, Zana Avdiu, në emisionin Pressing të T7, ka thënë për kandidatin e VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitinë, se ky i fundit po sillet shumë arrogant me qytetarët dhe është duke i injoruar komplet.

Avdiu filloi duke i komentuar kandidatët për kryetar të Prishtinës. Për Haradinajn e AAK-së dhe Ramën e LDK-së tha se po premtojnë gjëra që nuk mund të realizohen.

“Përparimi dhe Dauti i LDK-së flasin për gjëra që nuk mund të realizohen. Pra, nuk jemi duke parë një fushatë serioze”, ka thënë Avdiu.

Tutje, ajo tha se Vitia po e injoron qytetarin dhe po sillet si arrognat.

“Ndërsa Arben Vitia është duke e injoruar komplet qytetarin. Është duke u sjellur shumë arrogant”, ka thënë Avdiu.

Gjithashtu ajo tha se si ministër i Shëndetësisë, Vitia kadështuar në menaxhimin e pandemisë.

“Ne mundemi ta komentojmë vetëm punën e tij si ministër, që le shumë me dëshiru. Nuk ka pasur shumë sukses dhe ka dështuar në shumicën e gjërave”, shtoi Avdiu./Express/

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...