Zambrotta: Ibra, sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave

PUBLIKUAR

Gianluca Zambrotta, ish mbrojtësi i Italisë dhe Milanit, e ka lavdëruar Zlatan Ibrhimovicin

 

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Manchester Unitedit, është një prej sulmuesve më të mëdhenj të  gjitha kohërave. Kështu mendon ish mbrojtësi i Italisë dhe Milanit, Gianluca Zambrotta. Ky i fundit ka luajtur me suedezin te skuadra e Milanit dhe Juventusit.

“Unë kam qenë shumë me fat, sepse kam luajtur me disa sulmues shumë të mirë si Samuel Eto’o, Thierry Henry, Zlatan Ibrahimovic dhe David Trezeguet, por Ibrahimovic ishte ndër më të mirët”, tha Zambrotta për Goal.

“Ai kishte një personalitet të madh dhe ishte një njeri shumë profesional, ai gjithmonë ka dhënë 100 për qind dhe ishte një lojtar i fuqishëm”, ka theksuar ai ish anëtari i Barcelonës dhe Juventusit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...