Zajmina duket magjepëse pranë bredhit të zbukuruar

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e përfolur në media, krejt kjo falë imazheve që publikon shpesh në rrjetet sociale

Së fundmi, ajo hodhi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive dhe tërheqëse teksa pozonte pranë bredhit të vitit të ri.

Ajo vë në pah linjat e saj trupore, e veshur me një fustan të zi të shkurtër, i cili i jep mjaft hapësirë pjesës së gjoksit.

“Shtëpia ime e dytë, dyqani im”, ka shkruar Vasjari në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën trupore.

Zaimina tash e sa kohë posedon një butik në qendër të Tiranës, ngase përveç muzikës, ajo ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në biznes.

Prej gati një vit, ajo është bërë nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Khloe.

 

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...