Zaimina Vasjari dhe vajza e saj, Khloe shndërrohen në Maleficent për festën e Halloween

PUBLIKUAR

Sot më 31 tetor festa e Halloween po kremtohet në të gjitha trojet shqiptare dhe jo vetëm. 

Kjo festë, e cila ka nisur nëpër botë ditë më parë, vazhdon të sjell gjëra të ndryshme, e kostume mjaft të veçanta të kuruara në çdo detaj nga personazhet e famshme, përfshirë edhe yjet shqiptare.

Së fundmi, për Halloween ka vendosur të maskohet edhe këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, bashkë me vajzën e saj të vogël, Khloe.

Ajo ka zgjedhur personazhin e Angelina Jolie në filmin Maleficent: Misstres Of Evil, teksa ka bërë një dukje mjaft të përafërt me të, ku pranë saj me veshje të njëjtë shihet edhe vajza.

Të gjitha lajmet nga Zaimina VasjariTë gjitha lajmet nga Zaimina Vasjari

“Maleficent. Gjeni një dyshe më të përsosur”, ka shkruar pranë këtij imazhi artistja Vasjari, me një prapskenë gjithashtu shumë unike.

Zaimina përndryshe është e martuar tash e disa vite me afaristin e njohur shqiptar, Klodian Asllanin, me të cilin ka vajzën, Khloe.

Ajo momentalisht është fokusuar më shumë në biznesin e saj dhe në një nga paraqitjet e fundit në media, e ka potencuar se muzikën e kishte vetëm si pasion kur ishte e re. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...