Zaimina në krahët e ish të dashurit…e provojnë sërish

PUBLIKUAR

Zaimina Vasjari rikthehet në krahët e ish-të dashurit.

Lajmin e konfirmojnë për revistawho.com burime pranë këngëtares seksi, e cila duket se po shijon rilindjen e kësaj historie. Lidhja e nisur që në adoleshencë (më shumë se një dekadë) u përfol se mori fund në tetor të 2016-tës dhe vetë Zaimina nuk e mohoi këtë.

Por mesa duket gjithçka paska qenë një ‘pushim’ në marrëdhënie, sepse në shkurt të këtij viti ylli i showbiz-it shqiptar është rikthyer sërish me biznesmenin, për të cilin ajo ka folur gjithnjë shumë pak.

Po gjatë shkurtit ajo ka udhëtuar me partnerin e saj drejt Maldiveve, ku ka marrë edhe propozimin për fejesë.

Nëse do të bëjmë një retrospektivë, asokohe unaza e publikuar nga Zaimina në rrjetet social, u përfol si fillimi i një marrëdhënie të re, por në të vërtet nuk paska qenë aspak kështu.

Mesa duket as Zaimina dhe as partneri i saj nuk jetojnë dot gjatë larg njëri-tjetrit, ndaj dhe ndarja e tyre zgjati vetëm 3 muaj. Ajo pritet që së shpejti të bëjë edhe një rikthim me një projekt solo në muzikë. / revistawho.com

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...