Zaim Baftiu: Ndikimi i Televizionit te fëmijët (1)

PUBLIKUAR

Televizioni është mjeti më i përhapur i komunikimit publik. Ai ka një rol të padiskutueshëm në formimin e opinioneve qytetare te të rriturit dhe ndikim shumë të madh e të rëndësishëm në karakterin dhe sjelljet e fëmijëve.

Tv është mënyra kryesore e informimit,argëtimit etj për shumicën e njerëzve.Në shoqëritë pasive komuniteti harxhon rreth 30 % të kohës së vet aktive para Tv .Në kushtet e mungesave të formave të ndryshme të zbavitjes,veprimtaria kryesore e ditës është ndjekja e programeve televizive,si individualisht apo kolektiv (familjar).

Programet televizive janë të shumëllojshme larmia e tyre ndryshon nga stacioni në stacion,nga ora në orë.Këtu pranohet “rreziku mediatik” në lidhje me trysninë që shkakton televizioni kryesisht tek fëmijët,nëpërmjet skenave dhune të pajustifikueshme,skenave erotike të papërshtatshme për moshën dhe kulturën,

Televizioni është dritare  shumë  e fuqishme e cila hapë botën e re për fëmijët,jep mundësi udhëtimi nëpër globin tonë.Në Televizion paraqiten kultura,ide,ngjarje,mësime,dhunë dhe çdo pothuajse e pakontrolluar dhe pa I parë efektet negative..

Këtu hapet mundësia e një efekti pozitiv tek fëmijët e poashtu efekti negativ,ngase fëmijët mund të mësojnë gjëra që prindërit nuk kanë dëshirë për ti mësuar.

Porosia Hyjnore na kujton: “O besimtarë rune veten dhe familjen tuaj’.(Kur’an Tahrim 6)

Përgjegjësia u takon Prindërve se çfarë roli duhet të luaj tek Fëmijët e tyre Televizioni.

Çka ofron Televizioni

Televizioni është një burim informimi  e argëtimi në të gjitha shtëpitë e bizneset,nga programet e paselektuara e shpeshherë nga gazetarët e papërgjegjshëm dhe të paditur manipulohet me ndjenjat,emocionet e fatkeqësitë e njerëzve,shpeshherë na paraqiten ngjarjet tragjike të njerëzve të vdekur,që traumatizojnë moshërriturit lere më fëmijët.

Studimet e shumta tregojnë se televizioni me atë që ofron ndikon shumë në gjumin,sjelljen,kulturën,trurin,notat e fëmijëve etj,

Legjislacioni

Konventa ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve thotë që:”Shtetet njohin funksionin e mjeteve të komunikimit masiv dhe garantojnë që fëmijët të marrin informacion nga burime të ndryshme,sidomos nga ato që synojnë të rrisin mirëqenien e tyre shoqërore,shpirtërore dhe morale,si dhe shëndetin fizik dhe mendor” më poshtë theksohet se “shtetet detyrohen të marrin të gjitha masat legjislative,administrative,shoqërore dhe edukative për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore”. (Konventa për të drejtat e fëmijës 1990)

Me ligjin e Kuvendit të Kosovës Televizioni publik duhet të realizoj të drejtat e të gjithë banorëve të Kosovës në fushën e informimit publik,të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës,kulturës dhe karakteristikave të tjera (Ligji nr.02/L-47).

Në nenin 6 të po këtij ligji thuhet se Televizioni do ti brojë fëmijët dhe rininë nga përmbajtjet programore,të cilat mund të ndikojnë dëmshëm në zhvillimin e tyre fizik,psikik e moral

Sa orë fëmijët duhet të shikojnë Televizionin.

Fëmijës duhet dhënë atë që i duhet, jo atë që e kërkon”.Sami Frashëri

Televizioni është mediumi i cili më së shumti ndikon në jetën e fëmijëve.

Hulumtimet tregojnë se fëmijët e moshës 2-5 vjeq I kalojnë 32 orë në javë para Televizionit,DVD,Video,Tastiere etj,moshat 6-11 rreth 28 orë në javë, dhe atë 97 % tv live, (McDonough P. 2009)

Sipas Akademisë Amerikane për Pediatri të shikuarit televizion duhet të kufizohet në 1-2 orë/në ditë. Vendosni kufizime, caktojeni kohën për të shikuar televizion. Më së miri është së bashku me fëmijën tuaj të bëni orar javor dhe paraprakisht të vendosni cilat programe do t’i shoh atë javë.

Dy të tretat e familjeve Televizionin zakonisht e shikojnë më gjatë derisa hajnë ushqim

Në 53% e familjeve të klasave të VII-ta XII-ta,nuk kanë rregulla për shikimin e Televizionit.

Fëmijët që kanë Televizor në dhomën e gjumit shikojnë gati 1.5 orë më shumë në ditë televizionin se sa fëmijët që nuk kanë Televizor në dhomën e gjumit

Fëmijët që nuk kanë aktivitet në jetën e tyre,nga prindërit,Televizioni i zëvendëson ato,dhe këta fëmijë shikojnë më shumë Televizionin.( Kyla Boyse 2010)

Në anketën me disa nxënës të Shkollës fillore “Skënderbeu” Kraishtë-Lipjan del ky rezultat:

90 % e familjeve të këtyre nxënësve prej gjumit menjëherë shikohet Televizioni.Shikohet shumë në mëngjes,dhe pas kthimit nga shkolla,

80 % e shikojnë më shumë se 4 orë Televizionin në ditë

96 % i shikojnë Serialet vendore Familja moderne,Kafeneja jonë etj.

53 % shikojnë telenovelat.

78 % nuk ndrrohet kanali kur ka skena dhune apo erotike (Anketë personale me 17 nxënës të kësaj shkolle)

Një studim i ri që doli në numrin e Prillit të “Pedriatia”, del në përfundimin që fëmijët që shikojnë televizion përjetojnë harqe të shkurtuara të vëmendjes dhe rrit në mënyrë të ndjeshme mundësitë, bazuar mbi orët para televizorit, e zhvillimit të ADD (crregullimet e vëmendjes) më vonë gjatë jetës. Akademia Amerikane e Padriatisë ka rekomanduar që fëmijët nën moshën dy vjeçare të mos shikojnë televizor dhe ky studim i ri ka përforcuar këtë rekomandim. Publikimi i këtij studimi ndodh në të njëjtën kohë me festimin e 35 vjetorit të transmetimeve të Sesame Street. Ndihmës drejtori për kërkime në Workshopin e Sesame vuri në dyshim rezultatet e këtij studimi sepse kërkuesit nuk e dinin përmbajtjen e programacionit gjatë studimit, por vetëm duke u fokusuar në numrin e orëve që fëmija shikonte ekranin e televizorit. Programacioni i Sesame Street konsiderohet instruktive dhe edukative. Sipas Dr. Dimitri Christakis, kërkues në Spitalin e Fëmijëve dhe Qendrën Rajonale Mjeksore në Seattle, imazhet vizive të përshpejtuara që kryesisht shihen në televizor mund të ndryshojnë zhvillimin normal të trurit. Përvec kësaj, vazhdon Dr. Christakis, koha e tepërt përpara televizorit kontribuon në obesitetin (trashje) dhe agresivitetin tek fëmijët.
Me sa duket kjo nuk është dicka e re për Dr. Lorraine Day, një kirurg i traumës ortopedike i njohur në rang ndërkombëtar dhe autore shume e shitur, ishte për 15 vjet Ndihmë Profesor në Fakultetin e Kalifornisë, Shkolla e Mjeksisë në San Francisko, dhe Zëvendës Kryetar i Departamentit të Ortopedisë. Ajo ishte gjithashtu Shefe e Kirurgjisë Ortopedike në Spitalin e Përgjithshëm të San Franciskos dhe njihet në të gjithë botën si ekperte e SIDA-s. Sipas Dr. Day, që për më shumë se një dekadë ka mbështetur eleminimin e televizionit gjatë viteve të para të fëmijës: “Tregohet që fëmijët shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë. Gjatë shikimit, ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar. Është treguar shkencërisht që pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e
fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e e mirë apo e gabuar. Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëhere ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës. Opinioni i hershëm i Dr. Day për këtë cështje duket se është i njëjtë deri diku me Dr Christakis i cili ka thënë, “Truri i të sapo-lindurit zhvillohet shumë shpejt gjatë dy deri tre viteve të para të jetës. Me të vërtetë ai `është në ndërtim’ gjatë kësaj kohe./foltash/

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...